Një ndeshje e League One (kategoria e tretë) në Angli është shtyrë pasi një helikopter është detyruar të ulet në fushë për shkak të një urgjence mjekësore.

Takimi mes Barnsleyt dhe Burtonit duhet të niste në orën 15:00 me orën lokale por nuk nisi fare dhe nuk dihet se kur do të zhvillohet.Lojtarët madje kishin dalë nga tuneli dhe ishin gati të hidhnin monedhën për të ndarë fushën, kur një prej vullnetarëve të Barnsleyt ra pa ndjenja ndërsa po qëndronte pas portës.

Ndihma e shpejtë nxitoi për te personi në fjalë por për më shumë se pesë minuta ai qëndroi pa lëvizur. Pasi arbitri i ndeshjesh Antony Coggins u informua për atë që ndodhi, ai i tërhoqi me shpejtësi lojtarët përsëri për në dhomat e zhveshjes ndërsa një helikopter ambulancë mbërriti për të marrë personin me probleme.

Të dy klubet njoftuan përmes Twitter-it mbi pezullimin e takimin, por asnjëri nuk dha informacione shtesë mbi gjendjen e personit me probleme.