Kastrioti është rikthyer të stërvitet në Krujë, ndërsa një surprizë ka ndodhur në seancën e paradites së sotme. Sapo trajneri Elvis Plori rreshtoi skuadrën, një helikopter është ulur në fushën e stadiumit të Krujës.

Mesa duket nuk ka qenë një emergjencë, pasi mendohet se bëhet fjalë për helikopter që kontrollojnë zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për bimë narkotike. lojtarët dhe stafi kanë shfrytëzuar momentin për të bërë foto dhe video. Era e fortë që u krijua pas uljes, bëri që baza didaktike në fushë e ekipit të fluturonte.