Helmim masiv në një rrobaqepësi në Durrës.
Rreth 40 punonjëse janë paraqitur aktualisht në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Sipas informacioneve të para, “DurrësLajm” mëson se punonjëset janë ndier keq, duke pasur marrje mendsh dhe këputje.
Aktualisht ato po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Durrësit, dhe po shihet gjendja e tyre. Nëse konstatohet se kanë probleme të rënda, do nisen me urgjencë drejt Tiranës.





