Dhjetëra punëtorë në selinë e ByteDance, kompania që qëndron pas aplikacionit popullor TikTok , përfunduan në spital me simptoma të helmimit nga ushqimi në Singapor.

Të paktën 60 njerëz shfaqën simptoma të gastroenteritit, duke përfshirë ngërçe, diarre dhe të vjella, me 57 prej tyre që kërkuan kujdes mjekësor. ByteDance tha për Sky News se po hetonte incidentin.

17 ambulanca, makina zjarrfikëse, një automjet për dekontaminim masiv dhe Forcat e Mbrojtjes Civile të Singaporit u dërguan në zyrat e ByteDance, raportoi Straits Times.

ByteDance përdor furnitorë të jashtëm për mensën e zyrës dhe se në ambientet e saj nuk përgatitet asnjë ushqim.

Në një deklaratë të përbashkët dërguar CNBC, pjesë e degës amerikane Sky, NBC News, Autoriteti Ushqimor i Singaporit dhe Ministria e Shëndetësisë thanë se po hetonin rastet e dyshuara të helmimit.

“Deri më 30 korrik 2024, 60 persona u raportuan se kishin shfaqur simptoma të helmimit, nga të cilët 57 kanë kërkuar kujdes mjekësor në spitale”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se ByteDance u themelua në Kinë, por e ka selinë në Singapor.