Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji që kanë konsumuar qytetarët e Krujës që kanë shfaqur shenja helmimi, ka ngarkesa escherichia coli dhe streptokoku fekal të cilat janë infiltruar në burime.
Sipas ISHP, uji ka marrë dhera dhe plehra, të cilat janë inflitruar në burim.
Ndërkohë, mendohet se uji është ndotur nga fekalet e bagëtive, pasi shumë pranë depos së ujit ndodhet një stallë e gjësë së gjallë.
Numri i personave të helmuar të cilët u paraqitën në spitalin e Krujës ka shkuar në 500 ditën e sotme.