Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me nëj përgjigje zyratre përsa i përket helmimit masiv në Krujë, ku rreth 600 qytetarë morën trajtim në spital për shkak se u helmuan nga uji.
Nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku në një dalje për mediat, bëri me dije se analizat kanë treguar se helmimi ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik, ku është konstatuar një bakter enterokokus në një pikë të tij.
“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri enterokokus. Shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësimi. Do e ndjekim me rigorozitet, është epidemi e shkaktuar nga uji”, tha Ulqinaku.