Ministrja e Arsimit, Besa Shahni ka vizituar nga afër gjendjen e gjimnazistëve të helmuar të shkollës “Janaq Kilica” në Fier.

Shahini e ka cilësuar të patolerueshme ngjarjen që shkaktoi panik të madh te nxënësit, mësuesit, por dhe familjarët e tyre ndërsa tha se do të merren masa ndaj autorit. 

“Duhet të ketë qenë një lloji pajisje që kanë përdorur nxënësit dhe herën e kaluar. Herën e parë e morëm me seriozitet dhe thamë; “mund të ketë qenë një pakujdesi”. Flasim për nxënës të vegjël që kanë bërë sherr në shkollë. Herën e dytë është e patolerueshme, pasi po mbërrin në përmasën e një krimi. Ndaj do marrim masat e nevojshme. Policia dhe prokuroria kanë parë me vëmendje të gjithë provat, ndërsa priten rezultatet e analizave. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë, por do i shtojmë dhe dy të tjerë. Kemi kamerat, do të vendosen dhe të tjera. Kjo është e papranueshme. Shkolla merr masa disiplinore, dhe nëse ka pasur të tjerë persona të përfshirë, atë do duhet ta dijë policia. Ne duhet të sigurohemi që të kemi siguri në shkollë. Se dimë se çfarë ishte përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Është nxënësi që ka hedhur dhe  e ka pranuar këtë faj. Kjo është një ngjarje që ka shkaktuar irritim, por jo dëme të qëndrueshme. Ishin 60 nxënës, por janë larguar nga spitali. Ndërkohë 12 po marrin ende serum dhe më pas do të largohen për në shtëpi”, tha ajo.