Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se politikani opozitar të cilin tentuan ta helmonin me toksinën ‘Novichok’,  Alexey Navalny  “gëzon mbështetjen e shërbimeve speciale të SHBA-së”.

“Dëgjoni, ne e dimë shumë mirë se çfarë është kjo … ky është një legalizim, jo ​​disa hetime, por legalizimi i materialeve të shërbimeve speciale amerikane,” tha Putini të enjten.

Lideri rus theksoi se nëse shërbimet speciale ruse do të kishin dashur ta vrisnin politikanin, ai tashmë do të ishte i vdekur.

Hetimi që u bë nga grupi hetimor Bellingcat dhe CNN siguroi prova se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) formoi një ekip të specializuar me agjent që e ndoqën dhe studiuan Navalny-n për vite me rradhë.

Kujtojmë që, Navalny u helmua me toksinën ‘Novichok’ në gusht dhe ishte në rrezik për jetër, por ekipi mjekësor arriti ta shpëtonte. Pas trajtimit fillestar në Omsk, Siberi, ai u dërgua në një klinikë në Berlin.

Komentet e Putinit erdhën si përgjigje për një pyetje që iu bë gjatë konferencës vjetore për mediat.