Pas helmimit të 5 nxënësve në shkollën 9-vjeçare "Eftali Koci" në Durrës, pasi kanë konsumuar ushqime të gatshme të blera pranë shkollës së tyre, ka reaguar Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

"Dje nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar nuk janë ndier mirë. Të 5 fëmijët janë dërguar për kontroll në spital nga drejtori i shkollës. U njoftua ISHP për ngjarjen dhe policia bashkiake për largimin e ambulantëve. Sot fëmijët zhvilluan mësimin normalisht në shkollën e tyre"– thuhet në reagimin e MASR.