Policia e Dibrës ka reaguar në lidhje me helmimin e 5 nxënësve mesditën e sotme, e cila sqaron se ka qenë pikërisht një nxënës shkaktari i ngjarjes.
Sipas policisë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt në aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:10, te një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





