Zbulohen detajet e reja të krimit horror të ndodhur para një viti, ku nusja helmoi vjehrrën dhe fshehu krimin e rëndë.
Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala raporton të dhënat e fundit rreth zbulimit të krimit dhe se si ra në dorë të prokurorisë videoja e rrëfimit që nusja bëri te hoxha.
Vjehrri Agim Lami pas krimit ka shkuar të ankohej në prokurorinë e Krimeve të Rënda se ajo po hidhte dritë rreth ngjarjes dhe se e vërteta nuk po dilte në shesh.
Ai kishte dijeni për videon që ndodhej në duart e hoxhës, se edhe kur kishte shkuar te hoxha bashkë me kushëririn, hoxha ia kishte dhënë videon ta dëgjonte. Por edhe pse ishte në dijeni për nusen, nuk e ka rrëfyer ngjarjen, por sillej dyerve të prokurorisë.
Gjatë marrjes në pyetje, burri i autores ka rrëfyer se ish bashkëshortja e tij, (e cila ishte larguar nga banesa) kishte rrëfyer skenën e krimit. Prokuroria ka përgjuar telefonatën mes Oltion Lamit (djalit të viktimës) dhe hoxhës.
Më pas me vendim të gjykatës shkuan te zyra e hoxhës për të bërë kontroll dhe për të marrë videon që është inspektuar. Duke u krahasuar me provat, shenjat në trup dhe fytyrë të viktimës, prokuroria iu drejtua gjykatës për arrest më burg për 4 të dyshuar, që nga nusja, vjehrri, djali i viktimës dhe hoxha.





