Zbardhen detaje nga ngjarja që u shënua mesditën e kësaj të shtune në një rrobaqepësi në Durrës, konkretisht në Fllakë, ku disa punëtore janë helmuar.

Në një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht 7 gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa 2 prej tyre u dërguan në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme të policisë, ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz, çka ka çuar më pas dhe në helmimin e punëtoreve.

Aktualisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe janë larguar në shtëpi, bëri me dije Kavaja. Në repart kanë qenë rreth 40 punëtore.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.