Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas rasteve të helmimit të rreth 900 personave në Dreçan.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti shkruan se ka komunikim të vazhdueshëm me institucinet përgjegjëse edhe pse ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Kurti thotë që i uron shërim të shpejtë personave të helmuar dhe se qeveria do u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve.

Ai ia delegon punën Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë dhe Zëvendëskryeministres Donika Gërvalla.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit. Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.