Përfaqësues të Shoqërisë Civile i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të zbardhë rezultatet e analizave të personave që u helmuan nga ushqimi tek restorant “Artigiano”, pak kohë më parë.
Ata i bënë thirrje autoriteve shëndetësore të mos bashkëpunojnë me falsifikuesit e analizave.
7 nga të intoksikuarit që kanë bërë analizat në spitalet jashtë Tiranës, rezultojnë pozitivë ndaj salmonelës, ndërsa në QSUT atyre nuk iu jepet dosja nga ana e mjekëve, bëjnë të ditur përfaqësues të shoqërisë civile.
Ata i kanë kërkuar prokurorisë të nisë hetimet para së të manipulohen faktet dhe provat, në të kundërt shoqëria civile paralajmëron përshkallëzim të protestave.
Sipas tyre ndaj qytetarëve të helmuar tek Artigiano, ka presion të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye ata nuk janë bashkuar me këtë protestë.





