Rreth 15 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit raportohet se janë helmuar.

Mësohet se punonjëset janë paraqitur tek Urgjenca e spitalit pasi kanë patur marrje mendsh dhe të vjella, ku dhe janë konstatuar shenja helmimi.

Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit. Inspektorët e shëndetësisë ndodhen në urgjencë dhe po marrin mostrat e analizave.