26 nëntor 2015 – Një familje nga Fushë-Kruja ka denoncuar mjekun e spitalit, i cili sipas tyre nuk ka ndjekur siç duhet shërimin e të afërmit të tyre, megjithëse ai ishte helmuar nga kërpudha.

Gjon Ndoj, thotë se vëllai i tij kishte konsumuar kërpudhë, por është ndjerë keq dhe ata e kanë çuar për mjekim në spitalin e qytetit, aty ku nuk mori shërbim shëndetësor, por iu tha nga mjekët që ta dërgonin në shtëpi.
Denoncimi është bërë sot dhe për këtë bëjnë përgjegjës mjekun Ardian Mata.

Ndoj thotë se ai e ka sjellë vëllanë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por kur ka shkuar aty, ai ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe të parikuperueshme. “Mjeku Adrian Mata na tha ta çonim në shtëpi, t’i bënim serum atje. Por vëllai nuk pati përmirësim. E sollëm në QSUT dhe na thanë se ka kaluar mbi 60 % helmim”, deklaroi Gjon Ndoj.

/portali DurresLajm/