Një hemorragji që mund t’ju ndodhë spontanisht apo pas një traume mos e neglizhoni, por bëni një konsultë me specialistin.  Mund të jetë tregues i hemofilisë.  Apeli I mjekëve vjen në kuadër të ditës botërore të kësaj sëmundje.

Ky çrregullim i mpiksjes së gjakut është i trashëgueshëm dhe vjen për mungesë të faktorëve të koagulimit, proteinave që kontrollojnë dhe ndalojnë gjakrrjedhjen në organizëm.  Femrat mund ta bartin ndërsa meshkujt sëmuren.

Hemofilia është një sëmundje e rrallë e gjakut, por në Shqipëri është e përhapur në të gjithë vendin.  Mjekja pediatre pranë Qendrës Kombëtare të Hemofilisë QSUT,  Daniela Nika tregon se  254  persona vuajnë nga kjo sëmundje mes tyre 67 janë fëmijë.

Hemofilia mbahet nën kontroll duke zëvendësuar faktorin e gjakut që mungon. Për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve të sëmurë në Qendrën Spitalore  “Nënë Tereza”  ka nisur trajtimi parandalues.

Hemofilia mund të bëhet kërcënuese për jetën nëse nuk zbulohet herët dhe nuk mbahet nën kontroll.

TABELA 1

Hemofilia A         të rritur  157 pacientë

fëmijë      60  pacientë

Hemofilia B         të  rritur  30  pacientë

fëmijë      7  pacientë

TABELA 2

PACIENTË ME HEMOFILI

Tiranë        90  pacientë

Elbasan      37  pacientë

Fier             24 pacientë

Durrës        23 pacientë

Vlorë          16 pacientë

Gjirokastër  14 pacientë

Berat           10 pacientë

Shkodër      10 pacientë

Korçë            8 pacientë

Kukës           8 pacientë

Lezhë           8 pacientë

Dibër           6 pacientë/abcnews.al/