Progresi në çështjen e barazisë gjinore po ngadalësohet. Në normën aktuale të ndryshimit, do të duhen 108 vjet për të mbyllur Hendekun Global të Gjinisë, i cili tani qëndron në 68 %.

Sipas indeksit të “Global Gener Gap”, për matjen e pabarazisë gjinore merren në vlerësim katër nënindekse: Pjesëmarrja Ekonomike, Arritjet në Arsim, Shëndeti dhe Mbijetesa dhe Fuqizimi Politik.

Këtë vit, janë përfshirë pesë vende të reja: Republika Demokratike e Kongos, Iraku, Omani, Sierra Leone dhe Togo, duke e çuar totalin e vendeve të përfshira deri në 149.

Për të 10-tin vit radhazi, Islanda kryeson renditjen, duke zvogëluar me më shumë se 85 % hendekun e përgjithshëm gjinor. Tre vendet pasuese janë të gjitha vende nordike, me Norvegjinë, Suedinë dhe Finlandën. Teksa në vendin e pestë, renditet Nicaragua.

Shqipëria ka bërë përmirësim nga viti 2017 duke kaluar 4 vende para dhe duke u renditur në vendin e 34 nga 149 shtete, si edhe zvogëluar me rreth 73% hendekun e përgjithshëm gjinor.

Që nga viti 2006, hendeku i përgjithshëm gjinor është zvogëluar për 3.6 %, por në vitin 2018 ka pasur vetëm një zvogëlim prej 0.03 %, duke u cilësuar si një “progres jashtëzakonisht i ngadalshëm”.

Por, drejtimi i përgjithshëm i ndryshimeve është pozitiv: nga 144 vendet që u përfshin në vitin 2017 dhe 2018, 89 prej tyre të paktën kanë mbyllur hendekun e tyre gjinor dhe 55 kanë bërë hapa pas.

Siç thuhet në raport: “Megjithëse progresi vazhdon të ecë në një ritëm shumë të ngadaltë … fakti që shumica e vendeve po shkojnë drejt një barazi gjinore më të madhe, është inkurajuese dhe shpërblen përpjekjet e të gjithë politikëbërësve dhe praktikantëve anembanë botës që punojnë për të arritur synimi e pestë të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara: Barazinë gjinore”./Gazeta Shqiptare