Ky është Cecil, qenushi që hëngri 4000 dollarë. Ai është bërë viral pasi ka ngrënë zarfin e parave që pronarët e tij kishin lënë mënjanë për një kontraktor.
Pronarët e Cecil ia dolën që të rikuperonin pjesën më të madhe të parave, përveç 450 dollarëve.
Veterineri i Cecilit i tha çiftit që kafsha e tyre ishte mirë.
Në fillim të dhjetorit, Clayton Laë vendosi një zarf me 4000 dollarë në banakun e tij të kuzhinës në shtëpinë e tij në Pittsburgh, Pensilvani. Ai dhe gruaja e tij, Carrie, duhej të paguanin kontraktorin e tyre me para në dorë për instalimin e një gardhi.
Rreth 30 minuta më vonë, për habinë e tij, ai gjeti qenin e tij të dashur duke shijuar vaktin më të shtrenjtë të jetës së tij, duke lënë copa parash të shpërndara kudo.
“Papritmas Clayton më bërtiti: ‘Cecil po ha 4000 dollarë!’”, tha Carrie Laë në një intervistë me gazetën e qytetit të Pittsburgh. “Mendova, ‘Nuk mund ta dëgjoj këtë.” Për pak sa nuk pata një atak në zemër”.
Poronarja e tij tha se “Ai është shumë i veçantë – mund të lini një biftek në tryezë dhe ai nuk do ta prekte sepse nuk është i motivuar për ushqim,” i tha Carrie Laë gazetës. “Por me sa duket ai është i motivuar për para”.
Ndërsa Cecil u largua me vrap në divan për të ngrënë vaktin e tij, dyshja thirrën menjëherë veterinerin e Cecilit për të parë nëse ai do të kishte nevojë për ndonjë trajtim mjekësor. Për fat të mirë, për shkak se Cecil është një qen më i madh, ata duhej ta monitoronin vetëm në shtëpi.
Çifti më pas filloi një punë të mundimshme duke bashkuar pjesët e parave të copëtuara.