Henrik Hoxha, ish-i penduar në dosje “Plumbi i artë” rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK vendosi të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoxhaj ka rrëfyer se atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha është porositur nga i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.
Më herët ai kishte deklaruar se e kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para.
Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin i ishin ofruar 100 mijë euro.