Mijëra njerëz bëhen çdo vit pjesë e ritualit për të lënë pijet alkoolike për 30 ditë, por një burrë ka vendosur të vazhdojë më gjatë.

Një inxhinier në New York nuk konsumoi alkool apo kafe për dy vite dhe rezultatet ishin të habitshme.

Një prej gjërave që u zhdukën nga jeta e tij? Thashethemet. 

"Nëse ka një gjë që e vura re shumë shpejt, ajo është mungesa e bashkëveprimit shoqëror që sjell dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkon të bashkohem me ta për të pirë, them JO sepse nuk dua të merrem me thashetheme pasi jam person i matur", shkruajti Tobias Van Schneider.

Lënia e alkoolit ndikoi pozitivisht dhe në ekonominë e tij, pasi kurseu 1 mijë dollarë në muaj, si dhe bënte gjumë të rregullt.

E njëjta gjë i ndodhi dhe me kafenë, moskonsumimi i së cilës e bënte të ngrihej më i relaksuar dhe energjik.

Ai pranoi se alkooli e bënte më të stresuar, përfshirë shanset për të patur ankth apo për të shkaktuar probleme.