Deputetja e opozitës parlamentare Edlira Hyseni ka hequr kostumin zyrtar dhe ka nisur pushimet.
Hyseni shpesh në postimet e saj nuk e fsheh dashurinë që ka për qytetin e lindjes, Durrësin dhe ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë pikërisht në qytetin 3000-vjeçar.
E meqë është me pushime, deputetja e Durrësit nuk ka ngurruar të postojë foto me bikini, ndërsa në sfond është deti Adriatik.
“E dua detin”,– shkruan Hyseni në story-n e saj.
Ndërsa një foto tjetër ku shfaqet duke drekuar me djalin e saj dhe prindërit, deputetja shprehet se nuk ka rëndësi se “ku je me pushime, por me kë je”.
Mbyllja e seancave plenare në Kuvend dhe rikthimi i djalit të saj në Shqipëri nga vendi fqinjë Itali, ku ndjek studimet, duket se e kanë bindur më në fund deputeten simpatike të shfrytëzojë motin e nxehtë për të bërë disa ditë plazh.
Postimi i deputetes Hyseni:





