Një marrëveshje për klimën, që nxit shtetet që të zëvendësojnë lëndët djegëse të papërpunuara u miratua në Samitin për Klimën, COP28.
Marrëveshja u arrit në samitin e mbajtur në Dubai, ku u mblodhën përfaqësues të gati 200 shteteve. Disa prej qeverive kërkuan që t’i jepet fund përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara, por ky propozim u kundërshtua nga shtetet që prodhojnë naftë.
Miratimi i këtij dokumenti i jep fund diskutimeve prej dy javësh, ndërkohë që secili shtet është përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes.
Synimi është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse. Në marrëveshje bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të ripërtëritshme deri më 2030, që të rriten përpjekjet për ta zvogëluar përdorimin e thëngjillit, dhe që të punohet drejt dekarbonimit të industrive.
Kështu, për herë të parë shtetet dakordohen për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe thëngjilli, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë.