Në një intervistë të dhënë sot për mediat, ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrugalos ka komentuar edhe ecurinë e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.
Katrugalos theksoi se për çështjet e hapura me Shqipërinë kryesia politike është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, përmes përfaqësisë diplomatike greke në Tiranë.
"Kemi angazhim të plotë, kemi dhënë premtime për minoritetin grek në Shqipëri. Vihet re një vonesë, por njëkohësisht kemi mundësinë të ushtrojmë kontroll pasi në qershor diskutohet ecuria e integrimit të Shqipërisë. Kuptohet që ky integrim kalon përmes respektimit të minoritetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me një vend anëtar të BE-së. Na thanë se hoqën tabelat për të ndryshuar radhët. Radha për tabelat do jetë shqip dhe pastaj greqisht. Me qeverinë e Shqipërisë jemi në kontakt të vazhdueshëm. Morëm përgjigje nga qeveria Rama. Mbetet të shohim si do veprohet."





