Është hera e parë që në Itali realizohet lindja nga një mitër e transplantuar e për mjekësinë italiane regjistron rrugëtimin e suksesshëm të këtij eksperimenti.
Quhet Aleksandra, siçiliane e gëzon shëndet të plotë foshnja e sapo lindur në spitalin e Katanias.
Ishte viti 2020 kur 31-vjeçares Albina Verderama iu transplantua mitra nga një nënë 37-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë nga një arrest kardiak.
E një vit më vonë më gusht të 2021 me një ekip të specializuar të spitalit Cannizzaro të Katanias nisën përpjekjet e para për t’u bërë nënë me anë të teknikës së fekondimit artificial e falë 8 vezëve që kishte mundur të ngrijë para operacionit të transplantit.
Cannizzro është spitali i parë në Itali që nisi një eksperiment të tillë e që sot një vit më vonë, rezultoi i sukseshëm.





