Ndërkohë që e Shqipëria është në votime për zgjedhjet e 30 qershorit në të cilat opozita nuk merr pjesë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Në fshatin Ngraçie në Mallakastër ka votuar vetëm një person. Ndërsa edhe në pjesën tjetër të vendit pjesëmarrja ka qenë vërtet e ulët.
Kujtojmë që në këtë fshat banon edhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, që u procedua për pengim të procesit zgjedhor. Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 punonjës bashkie.
Ndërkohë nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim.





