Futbollistët e Kombëtares kanë bërë një gjest shumë të veçantë përpara fillimit të ndeshjes kundër Anglisë këtë të diel, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.
Futbollistët kuqezi kanë bërë një dedikim special për Arjan Salën, 33-vjeçarin që mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët në qendrën tregtare te “Casa Italia”.
“Heroi i heshtur mes nesh”, shkruhej në fanellat e veshura nga futbollistët e Kombëtares, ku në to ishte e stampuar edhe fotoja e Arjanit.





