Ergys Peposhi bëri heroin për Teutën duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme në duelin me Laçin. Pas barazimit ai u shpreh se është pikë e rëndësishme dhe se shpreson që fitorja do të vijë ndaj Skënderbeut.
“Për golin jam shumë i kënaqur pasi morëm një pikë karakteri dhe për të vijuar me vazhdimësinë. Është një rol i ri për mua por përshtatem që ta bëj dhe më mirë, mundohem të jap më të mirën time, e rëndësishme është që të marrim pikët dhe të dalim nga kjo situatë.
hpresoj shumë, ne kemi treguar që prodhojmë shumë futboll e tregojmë gjatë ndeshjes, u kualifikuam në Kupë ka ardhur koha që të fitojmë në kampionat, besoj ndaj Skënderbeut do të vijë fitorja. Goli shkon për gjithë çunat e ekipit dhe jam i bindur që do të dalim nga kjo situatë”, deklaroi ai.