Ergis Arifi ishte heroi i Teutës, në triumfin 0-1 të arritur ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë durrsaku ndër të tjera deklaroi:

Ky gol vlen edhe për rritjen time, por më i rëndësishëm është për Teutën, e rëndësishme është të kapim katërshen. Kam gjetur veten më mirë alf i djathtë, kam më shumë hapësira. Pres më shumë nga vetja. Duhet të kap formën time më të mirë, që të luaj 90 minuta. Kisha shumë besim që do ta merrja topin dhe do të shënoja. E pashë cepin dhe e gjuajtja”, u shpreh talenti i Teutës.