Motër Mariana, murgesha e cila i shpëtoi tërmetit të fuqishëm në Itali, i cili i mori jetën 247 personave, ka treguar tronditjen dhe momentet e tmerrit që ajo kaloi poshtë gërmadhave.
Është e mbuluar nga gjaku, në kokë ka një plagë si pasojë e goditjes. Mban në duar një pako biskota dhe ujë. Vetëm qan dhe është e paaftë të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Ajo tregon se si e ka zgjuar zhurma si dhe si arriti të shpëtonte.
"Unë kam qenë në katin e fundit. U përpoqa të dal nga dhoma, pastaj u ktheva përsëri në shtëpi. U futa nën krevat dhe po dëgjoja zërin e një djali që kishte dëgjuar britmat e mia për ndihmë. Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte ai djalë.
Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë. Kur kuptova se ishte tërmet dhe kur pashë se gjithçka ishte në kolaps, fillova të trishtohesha. Instikti i parë ishte të dilja jashtë, në oborrin e manastirit.
Nuk kishte asnjë kalimtar ku mund të kërkoje ndihmë, shumica ndodheshin nën gërmadha. U ktheva në dhomë për t'u veshur, dollapi po shembej, në këtë moment u fsheha poshtë krevatit", ka thënë murgesha shqiptare Mariana e cila ishte pjesë e manastirit "Don Minozzi" /il.tempo.it/





