25 nëntor 2014 –  Në stacionin e autobuzëve të qytetit të Pratos dy arrixheshka sllavofone tentojnë të vjedhin një kinez, që po priste autobuzin. Një emigrant shqiptar, që po priste edhe ai autobuzin e kap njëjtën nga hajdutët me pras në dorë d.m.th. me 150 euro të sapo vjedhura kinezit. Menjëherë jep alarmin, por derisa mbërritën karabinierët njëra nga arrixheshkat arriti t’ia mbathë. 

Shqiptari “hero” u deklaroi karabinierëve se bëra detyrën si qytetar, për më tepër që ndihmova një emigrant si puna ime.  Ky është shembulli i radhës, që në Itali nuk mbizotëron tipi i shqiptarit keqbërës, por shqiptari rob për së mbari (Albanesi brava gente!).

 

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/