Detaje të reja janë zbardhur nga sekuestrimi i 45.5 kg heroinë në një kamion me krom në portin e Durrësit.

Sasia e drogës ka qenë e ndarë në pako me mbishkrimin banane, ndërsa 7 pako kanë qenë me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi.

Mësohet se në pranga të policisë ka rënë Arian Çerma, pronari i kamionit të ngarkuar me krom, ku ishte fshehur sasia e drogës dhe shoferi i mjetit, Olgert Duda.

Sipas autoriteteve droga kishte destinacion Italinë ndërsa dy persona janë vënë në pranga në lidhje me ngjarjen.