Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, Stenaldo dhe Iliri kanë rrëfyer për publikun një pjesë nga jeta e tyre personale.
Gjatë diskutimit, Iliri tregoi se kujdeset për motrën e tij pas vdekjes së dy prindërve, pasi ajo është e sëmurë.
Ndërkohë që ai është pjesë e BBV5, për motrën kujdeset bashkëshortja e tij, e cila ka lënë punën për t’u përkujdesur për kunatën, teksa Iliri ndodhet në programin më të ndjekur.
Ndërsa Stenaldo u shpreh se “heroina” e tij është nëna. Ai tregoi se në moshën 6-mujore, për shkak të një infeksioni të rëndë, ai humbi shikimin dhe e ëma e tij është dashur të kujdesej njëkohësisht për të dhe për vëllanë, pasi babai i tyre kishte ndërruar jetë.
Pjesë nga diskutimi:
liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullova, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.
Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.
Iliri: Zoti e bekoftë.
Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.





