Një sasi e vogël heroine është kapur këtë të mërkurë teksa po tentohej të futej në burgun e Drenovës.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se gardianët kanë sekuestruar 12 gramë heroinë, e cila u gjet në oborrin e burgut dhe ishte e futur në një qese.
Dyshohet se heroinën e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja është marrë nga policia për të parë shenjat e gishtave.
Pas zbulimit të këtij rasti është shkarkuar shefi i policisë së burgut të Drenovës, Adriatik Parizi dhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij.
Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.
Heroinë në burg, shkarkohet drejtori dhe 7 efektivë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Probleme në furnizimin me ujë të Durrësit ditën e enjte, ja shkaku
Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit
Kokaina humbet vlerën/ Gazeta holandeze: Mafia shqiptare zhvendoset tek hashashi, përfitim i njëjtë dhe më pak rrezik kapje
Morën magazinën me qira dhe e kthyen në plantacion droge, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë, 2 të tjerë nën procedim!





