Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka falenderuar përmes një postimi në Facebook të gjithë shoferët dhe personelin e subjekteve të transportit ndërkombëtar të mallrave, që në këto ditë të vështira prej koronavirusit ata vazhdojnë punën pa u ndalur asnjë moment.
Sipas ministrisë, janë ata që mundësojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore, farmaceutike dhe produkte të nevojshme për qytetarët.
Vetëm gjatë ditës së sotme, në portin e Durrësit mbërritën 2 tragete me 140 kamiona me produkte ushqimore.





