Bundesliga nuk dhuron vetëm gola por edhe emocione. Një skenë të tillë dhuroi Olympicstadion në sfidën mes Herthës së Berlinit dhe Shalkes, ku para takimit e gjithë skudra e Herthës u pa të gjunjëzohej në fushë. Trajneri, i gjithë stafi në pankinë, si dhe lojtarët në fushë u bashkuan në gjestin simbol duke treguar solidaritetin për protestën që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një numër i madh sportistësh janë duke vepruar në mënyrë të tillë, protestë kjo ndaj brutalitetit të policisë njëherazi dhe politikave të Presidentit Amerikan Donald Trump. Gjithshka mori shkas nga ish lojtari i San Franciskos Colin Kaepernick në futbollin Amerikan, i cili u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar vitin e shkuar.
Që atëherë lëvizja është shtrirë në fusha të ndryshme tashmë edhe në Europë, me Berlnin që kthehet në kryeqytetin e parë Europian që proteston. Në faqen zyrrtare të klubit gjesti simbol i lojtarëve shoqërohej me këtë status. Herta e Berlinit është për tolerancë dhe përgjegjësi.
Për një Botë dhe Berlin tolerant e mëndjehapur, sot e përgjithmonë! Tifozët e pritën me ovacione dhe duartorkijte këtë defile të sportistëve gjerman. Donald Trump ka kërkuar shkarkimin e të gjithë lojtarëve që protestojnë kundër tij në këtë mënyrë si dhe bojkotimin e Ligës Amerikane të Futbollit. Gjitsesi, simbolka e kirjuar nuk ka rezultuar fatsjellëse për Herthën e Berlinit e cila pësoi një disfatë 2-0 ndaj Shalkes.





