Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka folur për sherrin që ndodhi mes tij dhe gazetarit Eni Shehu. Në një intervistë për gazetaren Dasara Karaiskaj, Çuli thotë se nuk është ai lloj karakteri që është përshkruar në media, pasi që i vogël ai është karakterizuar si person që nuk rreh njeri.

“Nuk kam fituar kurrë në një betejë me grushte që kur kam qenë i vogël. Unë nuk gjuaja ata më gjuanin, madje më kanë quajtur “çun mami”. Kam qenë fëmijë i vetëm dhe shumë i përkëdhelur dhe kam qëndruar shumë afër tim eti dhe time mëje”, tha Çuli.
I pyetur për çështjen e shkarkimit, Çuli tha me ironi se është në pritje të shkarkimit të tij.

“Jo, situata është normale fare, ndodhi diçka që s’duhet të ndodhte po ç’rëndësi ka”, përfundon Hervin Çuli.