Të sosur nga durimi dhe tepër të revoltuar, ditën e sotme, banorët e Bërxullës, herë pas here kanë bllokuar të dy krahët e rrugës, që lidh Tiranën me Rinasin. Sakaq, forcat policore, janë munduar ta mbajnë njërin krah të lirë, për qarkullimin e mjeteve. Ata i bëjnë thirrje dhe SPAK-ut për të hetuar problemet e pronave në Shqipëri.

Banorët: U bënë mbi 7 muaj që protestojmë. Protesta jonë ka rënë në vesh të shurdhër. Jemi brezi më i vuajtur se kemi dy sisteme, komunistin dhe këtë. Në kohën e Enver Hoxhës nuk pamë një ditë të diele pushim. Jo do shkonim të shkruanim parulla, pastaj ishin aksionet.
Le t’i shpronësojë Rama pronat e veta. Vetëm ne do dalim të dëmtuar nga ndërtimi i Shqipërisë. Këta të hanë e të pinë, të çojnë fëmijët me studime, të bëjnë qejf e të udhëtojnë. Kurse fëmijët tanë të presin fundin e muajit për të ngrënë bukë….
Heshtja e shtetit tregon vjedhje. Shpikën koncesionet për të vjedhur popullin.
E di shumë mirë historinë si e ka bërë shtëpinë në Surrel Edi Rama. Në tokën e kujt e ka bërë. E ka marrë me vendim të Fatmira Hajdarit tokën në 2017, tokën në Surrel. Është mbivendosje tokash. Ia ka marrë Ibrahim Deliajt. I bëj thirrje SPAK-ut të hetojë problemet e pronave në Shqipëri.