Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën, pro kërkesës së gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin. 

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, të cilët  janë të dyshuar për korrupsion. 

Pasuria e tre gjyqtarëve do te futet në sitë nga hetuesit te cilët u kanë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve për pasurinë e tyre dhe familjarëve të tyre. 

Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve të Durrësit në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg. 

Pas dyshimeve për korrupsion, 10 ditë më parë banesat e tre gjyqtareve u kontrolluan ku vetëm në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro që u sekuestruan nga policia, për të cilat gjyqtari ka pretenduar se janë të djalit.