Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është marrë në pyetje ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se Mazniku është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria, për shpërdorim detyre. 

Kallëzimi në Prokurori për këtë rast është bërë nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi.