Katër kabllo nënujore që lidhin Finlandën me Estoninë (një midis Finlandës dhe Gjermanisë) u dëmtuan brenda pak orësh dje në Detin Baltik.

Dyshimet e para të çojnë drejt një anijeje ruse për shkaktimin e dëmit. Bëhet fjalë për anijen cisternë të naftës “Eagle S”, që mban flamurin e Ishujve Kuk, por prej kohësh dihet se është pjesë e të ashtuquajturës “flota hije” ose “flota fantazmë” ruse për të anashkaluar sanksionet duke transportuar dhe shitur naftë dhe për të këputur kabllot të asaj që tani është një luftë hibride në të gjitha aspektet.

“Eagles S” fillimisht u ndoq, më pas ajo u ndal dhe u kap nga roja bregdetare e Helsinkit, me anijen Turva, e cila më pas e çoi në ujërat finlandeze. Sipas gjetjeve fillestare nga ekspertët, cisterna e kishte ende spirancën e saj (ndoshta më shumë se një) poshtë dhe në proces të tërheqjes zvarrë.

Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi një muaj më parë në ujërat midis Suedisë dhe Danimarkës ku u përfshi  anija kineze “Yi Peng 3”, e akuzuar se ka prerë edhe një kabllo në Detin Baltik. Këtë mëngjes, kreu i seksionit të “qendrës kombëtare të krimit” të policisë finlandeze, Robin Lardot, lëshoi një raport të inspektimit: “Ne hipëm në bord, folëm me disa njerëz që punojnë në anije dhe mblodhëm prova. Hetimi është në vazhdim dhe do të vazhdojë për disa ditë”, – citohet të ketë thënë Lardot nga transmetuesi publik finlandez Yle.

Lëvizjet e anijes “Eagle S”

Sipas rikonstruksionit, “Eagle S”, e cila u nis nga Shën Petersburg për në Port Said të Egjiptit, humbi 25% të shpejtësisë pak minuta përpara se të kalonte kabllon midis Estonisë dhe Finlandës. Në orën 12:26, koha e fillimit të defektit të pjesshëm elektrik të zbuluar në Finlandë, anija u pa duke lundruar falë imazheve satelitore pikërisht mbi “EstLink 2”, një nga tre kabllot e dëmtuara.

Më pas anija vazhdoi me një shpejtësi të ndryshuar derisa arriti në ujë të cekët, ku humbi të gjithë vrullin. Pas disa manovrash, rishtoi shpejtësinë. Dinamika e lëvizjeve të saj është shumë e ngjashme me ato të “Yi Peng 3” dhe “Neëneë Polar Bear”, dy anijet që akuzohen si sabotues të infrastrukturës në Detin Baltik.