Zbardhen detaje të tjera lidhur me vrasjen e Arben Bilalit mesditën e 30 janarit 2019 në Tiranë.
Burimet nga grupi hetimor i thanë Ora News, se dyshohet se autorët kishin vënë një kamera sigurie në zonë për të vëzhguar lëvizjet në rrugicat përreth. Familjarët kanë mohuar që kanë pasur konflikte të vjetra ndërkohë që një pistë hetimi është dhe hakmarrja.
Policia ka sekuestruar rreth 30 kamera sigurie të zonës, "Vasil Shanto" për të identifikuar autorët që janë larguar me Mercedez me targa te falsifikuara.
Makina e vjedhur- Burimet bëjnë me dije se mjeti tip ‘Fiat Punto’ me targë AA 747RV që përdorën autorët e vrasjes figuron i vjedhur në qytetin e Vlorës. Burimet nga policia bënë me dije se ai është ndjekur nga agresorët prej zonës së "Vasil Shantos" dhe deri në ndalimin në vendin ku edhe i qëlluan. Arma e përdorur ka qenë automatike dhe me silenciator.





