Pas deklaratave të kryedemokratit Basha se hetimet e Prokurorisë për lobimin në SHBA kanë nisur që para një viti e gjysmë me kërkesë të PD-së, ka eaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Basha gënjen dhe i kujton hetimet e FBI dhe DASH për këtë çështje por edhe një kallëzim të bërë nga vetë Balla.

STATUSI I PLOTË

Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?

O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!