Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat, u pyet në lidhje me akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për ish-kompleksin Partizani.

Meta tha se aktakuza ndaj Berishës është bërë nga Rama në Kongresin e PS, duke i konsideruar si goditje ndaj opozitës.

“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.