Ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se ka mirëpritur raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe parregullësitë e mundshme në Durrës.

Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se duhen hapa konkretë për të ndëshkuar përgjegjësit dhe për të rritur transparencën jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë.

Sipas diplomates amerikane, hapa të tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.

“Mirëpresim raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për të nxjerre përpara përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE,”-shprehet Kim.