Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, këtë të hënë ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit të çështjes Gërdeci.

Sipas avokatit të ish-ministrit, Ardian Visha, vendimi është antikushtetues, pasi cënohet parimi e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Në vendimin e arsyetuar togat e zeza të Apelit theksonin se Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen e Gërdecit. Gjithashtu në vendim thuhet se afatet e parashkrimit janë respektuar, pasi Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.  

Një tjetër argument që u përdor nga gjykata është edhe fakti që Mediut iu hoq imuniteti në vitin 2012, çka i hap rrugën gjykimit.