Prokuroria e Durrësit lëshoi sot 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje. Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. 

Bëhet me dije se arrest shtëpie i është vendosur edhe Arta Dollanit, e besuara e Mirela Kumbaros. 

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Të dyja ministritë kanë qenë nën drejtimin e Mirela Kumbaros.