Urdhri i prokurorit të përgjithshëm Olasian Çela po përshpejton hetimet që prokuroria e Durrësit po zhvillon në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Pas fazës fillestare për sekuestrimin e dosjeve dhe lejeve të ndërtimit të lëshuara nga zyra e Urbanistikes në bashkinë e Durrësit, grupi hetimit ka kaluar në tjetër stad, atë të marrjes në pyetje të personave përgjegjës për ndërtimet e dëmtuara nga tërmeti.
Sipas grupit të hetimit, deri më tani janë marrë në pyetje mbi 30 persona, mes tyre inxhinier e arkitekt, deri tek individ që kanë dëmtuar themelet e objekteve duke i kthyer katet e para ne biznese.
Sakaq, janë marrë në pyetje edhe zyrtare të cilët kane leshuar firmë e vulë per objekte të ndryshme që rezultojnë se kane devijuar nga projekti fillestar. Pjesa me e madhe e personave te thirrur për të dëshmuar kane lidhje me objektet qe shkaktuan viktima.
Një burim nga grupi hetimit i tha TV Ora se hetimet po ecin me ritme shume te shpejta dhe është vetëm çështje ditësh rezultati. “Hetimet po ecin mjaft mire dhe shume shpejt. Është çështje ditësh që personat përgjegjës te vihen para drejtësisë për gabimet e tyre me apo pa dashje”, vijon me tej burimi.
Sipas burimeve, plot 200 dosje të objekteve të ndryshme janë sekuestruar nga prokuroria që do shërbejnë për hetimin.





