Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan. Të dhënat nga grupi hetimor tregojnë se vrasësit u tradhtuan nga ADN e viktimës.

Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhaj. “Kur janë afruar te varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine”- raportoi Klodiana Lala per “News 24”.

Më pas, sikundër është bërë e ditur edhe nga kronologjia e ngjarjes, ai është goditur dhe 26 herë të tjera, në bazë të shenjave që i janë gjetur në trup.

Sipas hetimeve, autorët e kanë larë motorin në lavazh, por në të janë gjetur gjurmët e gjakut të viktimës.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie tek palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes.

Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Pamjet e kamerave kane treguar se te dy te dyshuarit jane shfaqur përballë shtëpisë së Ramazanit.