6dhjetor 2015 – Djali i deputetit të PD-së, Mhill Fufit, G. Fufi, i cili u arrestua dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje në mjediset e shkollës “Besnik Sykja”, kishte marrë pistoletë me vete pasi I ngacmuan të dashurën.

Në deklarimet e para, G. Fufi, vetëm 16-vjeçar, pati thënë se tri ditë para arrestimit, ai kishte pasur një sherr me disa persona të tjerë te shkolla “Vasil Shanto”. I trembur prej sherrit, ai vendosi të mbante një pistoletë me vete në shkollë. Pistoleta u gjet në çantën e shoqes së tij të klasës M.B.

Mirëpo, M.B. në fakt është e dashura e G. Fufit dhe se pistoleta në çantën e saj nuk ishte me qëllimin për t’u fshehur. “Gazeta Shqiptare” zbulon se M.B. ishte kërcënuar në “Instagram” nga disa persona më të mëdhenj në moshë, ndaj edhe G. Fufi kishte shkuar në Laç për të marrë pistoletën dhe për t’ia dhënë të dashurës për vetëmbrojtje.

/portali DurrësLajm/